Rozë

Dafina Zeqiri në momente private me të dashurin që e mbante sekret

Posted on

Më në fund Dafina Zeqiri ka filluar të dalë hapur me të dashurin e saj, Dj Geek, lidhjen me të cilin prej kohësh e mbante sekret. Çifti tanimë jo vetëm e shprehin dashurinë nëpërmjet komenteve në fotot e njëri-tjetrit, por edhe duke publikuar momentet e tyre private.

Dafina ka postuar sot një foto ku shfaqet me Dj Geek-un të kapur për dore teksa shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kujtojmë që në postimin ku Dafina uronte Vitin e ri, Dj Geek i komentoi “Të dua”. “Unë të dua më shumë”, iu përgjigj Dafi.

Dafina ka pasur një vit të suksesshëm plot me hite dhe koncerte teksa pritet që edhe këtë vit të sjellë projekte të reja.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte