Lajme
Dalin përgjigjet e analizave, çfarë u zbulua për katër të dyshuarit për koronavirus në Shqipëri?
Virusi vd ekjeprurës kinez, koronavirus, prej më shumë se një muaji po kërcënon mbarë botën.
Deri më tani, koronavirusi u ka marrë j etën rreth 600 personave, dhe numërohet mbi 26 mijë të infektuar.
Frika nga koronavirus është përhapur edhe në vendin tonë, ndonëse deri më tani nuk është raportuar asnjë rast dhe ekspertët kanë deklaruar se Shqipëria nuk është e rrezikuar nga virusi vd ekjeprurës.
Së fundmi, katër persona që ishin kthyer nga Kina pak ditë më parë në Shqipëri, dyshonin se mund të ishin të prekur nga koronavirus
Ata kanë kërkuar ndihmën e mjekëve në Tiranë, dhe i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore të nevojshme.
Nga analizat e kryera në Institutin e Shëndetit Publik, fatmirësisht ka rezultuar se ata nuk janë të prekur nga koronavirusi.
Sipas Abc News, dy persona prej tyre kanë rezultuar me grip normal, ndërsa dy të tjerët ishin të shëndetshëm.