Lajme
‘Dashuri bio’, Gent Zenelaj kalon momentet më të bukura me të bijën
Aktori dhe moderatori i njohur Gentian Zenelaj është shumë aktiv në rrjete sociale. Ai publikon vazhdimisht foto ose video nga përditshmëria. Përsa i përket jetës së tij private, janë të rralla herët kur ai publikon foto familjare, por sot ka bërë një përjashtim.
Genti ka publikuar në profilin e tij të Instagramit disa foto pranë vajzës së vogël, e cila shfaqet e buzëqeshur duke përqafuar të atin. “Dashuri bio”, shkruan aktori krahas fotove, të cilat kanë marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit. Vogëlushja i ngjason shumë të atit dhe këtë e kanë vënë re dhe ndjekësit të cilët e quajnë ‘Genti i vogël”.