Lajme
Denoncimi: Kryebashkiaku socialist rri het nga i ‘forti’ i Beratit në zyrë, nuk i dha tenderin e rrugës së Kalasë
Një denoncim është publikuar nga portali amerikan ATNA, ku një punonjëse e bashkisë Berat ka shkruar se kryebashkiaku Ervin Demo është dhu nuar nga i forti Gramos Toto, i njohur me nofkën ‘Moku’. Bëhet me dije se ai është rr ahur në zyrë, ku Toto kishte marrë edhe 10 persona të tjerë me vete dhe u paraqitën në zyrën e Demos.
Sherri ndodhi pasi kryebashkiaku socialist nuk i dha Moku-t tenderin e rrugës së Kalasë, por ia dha një tjetër kompanie.
‘O legen, unë t’i pres këmbët’, iu drejtua Toto kryebashkiakut.
Nga ana tjetër, denoncuesja shkruan se policia po e mban të fshehur ngjarjen.
Denoncimi:
Une jam nje punonjese e Bashkise Berat. Duke marr shkas nga denoncimi qe publikuat diten e djeshme ku bandat kishin dhu nuar kryetarin e Bashkise Elbasan, dua te denoncoj tek ju nje tjter ngjarje te rende qe e kam pare me syte e mi. Para dy javesh, i forti i Beratit qe njihet me emrin MOKU, me emrin e tij te vertete Gramos TOTO, ka rra hur dhe dh unuar ne syte te administates e Bashkise, kryetarin e Bashkise Berat, Ervin Demo. Moku me 10 persona ka hyre ne zyren e kryetart dhe bertiste, pse ia dhe tenderin e rruges se Kalase nje firme qe nuke shte nga Beriti dhe pse nuk ma dhe mua. ” O legen, une ti pres kembet, une te zhduk”- bertiste Moku. Ndersa kryetari nuk nxirrte asnje fjale dhe degjohesin shpullat ne fytyren e kryetarit. Moku e rr ahu kryetarin e Bashkise se ky i fundit nuk dha atij tenderin e rruges se kalase por ia dha nje firme tjter. Edhe Rama ka marr vesh per kete ngjarje por nuk ka reaguar ende. Policia u telefonua nga kryetari por kur erdhi ne Bashki, nuk beri asnje veprim nga frika qe kishin.