CoVid-19

Dërgoi 30 mjekë shqiptarë në Itali, Salvini telefonon Ramën

Posted on

30 mjekë shqiptarë shkuan dje në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Mediat italiane bëjnë të ditur se ish-ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka telefonuar kryeministrin Edi Rama duke e falenderuar për ndihmën.

Salvini është shprehur se Italia nuk do t’ja harrojë këtë të mirë Shqipërisë.

“Një falenderim për popullin shqiptar dhe qeverinë e tij, që duke dërguar mjekët dhe infermierët kanë demonstruar një ndjeshmëri dhe një bujari që nuk do ta harrojmë” tha Salvini. Ai i ka premtuar kryeministrit Rama se kur të mbarojë emergjenca do të bëjë një vizitë në Shqipëri.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte