Lajme
Dimri akoma nuk ka përfunduar: Shi dhe borë në ditët në vazhdim
Një ciklon nga Atlantiku po kalon mbi Europën qëndrore, e sonte gjatë natës dhe nesër, një pjesë e këtij cikloni, nga Italia do të kaloj mbi rajonin tonë
Sonte në mbrëmje priten reshje më të qëndrueshme shiu, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme herë pas here si reshje lokale. Në vise kodrinoro-malore do të bien reshje shiu dhe bore, të cilat me rënie të temperaturave do të shndërrohen në borë.
Me depërimin e këtij cikloni do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore që do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare.
Të enjten nuk parashihen të reshura, e në fundjavë sërish një ciklon i ri sjell kushte për reshje më të qëndrueshme shiu.
Vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të të luhaten përreth vlerave mesatare, ndërsa vlerat e çastit do të zbresin edhe në të mira, e orëve të mbrëmjes mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.
4.03.2020 – Herët në mëngjes reshje me të qëndrueshme shiu. Ditën më freskët, kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Në vise kodrinoro-malore reshje shiu dhe bore, që gradualisht do të shndërrohen vetëm në reshje bore. Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-13m/s. Indeksi UV: 1.
5.03.2020 – Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje priten kthjellime. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-7m/s. Indeksi UV: 3.