Lajme

Disa gurabije të shijshme, nga duart tuaja!

Posted on

Një ndër ëmbëlsirat më të përhapura dhe më të shijshme të vendit tonë. Të gjithë jemi rritur me shijen dhe aromën e tyre e cila na rikthen gjithmonë pas në kohë.

Përbërësit

  • 400 gr gjalpë (në temperaturë ambienti),

  • 10 lugë gjelle sheqer,

  • 3 filxhanë kafeje niseshte,

  • 1 bustinë vanilje,

  • 2 filxhanë kafeje miell,

  • 1/2 filxhanë kafeje sheqer pluhur.

Përgatitja
Në një tas të bollshëm rrahim gjalpin me sheqerin pluhur dhe sheqerin normal. Shtojmë dalë ngadalë niseshtenë dhe e trazojmë akoma që të bëhet homogjene.

Hedhim brenda esencën e vaniljes dhe shtojmë pak nga pak miellin derisa të krijohet një brum i butë. Nuk duhet përdorur miell më tepër se ç’duhet, pasi na krijon vështirësi në dhënien e forms, por edhe në shije.
E vemë të forcohet në frigorifer për të paktën 40 minuta. E marrim pjesë pjesë dhe duke e rrotulluar mbi tavolinë, i japim formë bastuni me trashësi sa gishti i madh dhe i presim në diagonale. Me ndihmën e pirunit, sipër bëjmë viza në mënyrë delikate.

Pasi mbarojmë gjithë brumin kështu, i vemë në tavë mbi letër furre dhe i pjekim në furrë të ngrohtë në 160° përreth 25-30 minuta derisa nga poshtë të kenë marrë pak ngjyrë, por sipër duhet të jenë të bardha.
Lërini të ftohen para se ti hiqni nga tava e sipas dëshirës, spërkatini me sheqer pluhur.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte