Rozë
Ditët e para të 2020-ës: Ariana dhe Ermali udhëtojnë drejt destinacionit përrallor
Çifti shumë i njohur i Showbizit, Ariana dhe Ermal Fejzullahu, së bashku me fëmijët e tyre, kanë zgjedhur t’i arratisen të ftohtit të Janarit duke udhëtuar në vende me temperatura të larta. 2020 për ta nuk kishte si të niste më bukur, sepse tashmë pjesë e udhëtimeve të tyre është dhe vogëlushja Ana, e cila erdhi erdhi në jetë para pak muajsh.
Familja ka udhëtuar për në Maldive dhe këtë e ka bërë të ditur Ermali përmes një fotoje të publikuar në Instastory. Këngëtari ka hedhur një foto në avion, me Arianën dhe të voglën Ana. “Ndalesa e rradhës Maldive”, ka shkruar ai krahas fotos.