Lajme

Divorci i tyre bëri bujë, Sajmir Çili tregon për çfarë zihej me Suelën

Posted on

Këtë të mërkurë dy ndër të ftuarit në “Soiree” me Jonida Shehun, ishin Sajmir Çili dhe vajza e tij Isea të cilët kanë treguar si është të jetosh ne një familje ku të gjithë janë artistë. Kantautori ka rrëfyer se me të shoqen, e cila ndante të njëjtin profesion, zihej shpesh për tekstet e këngëve.

“Duke qenë në një familje, duke qenë të dy kantautorë dikur, kompozitorë, unë edhe orkestrues, dilema më e madhë për t’u zënë kanë qenë tekstet e këngëve. Me Suelën jemi zënë gjithë kohës vetëm për tekstet. E bukura e profesionit është që jemi brenda shtëpisë, çdo gjë e bën bashkë”, është shprehur ai duke shtuar se  nuk dëshironte që vajza e tij të merrej me muzikë, për vetë faktin se ky terren sipas tij është i vështirë dhe shumë shpejt mund të dalësh nga moda.

Kujtojmë që nje nga sherret më të bujshme të showbizit ka qenë mes Sajmir Çilit dhe Suela Kalajas. Divorci i tyre shkaktoi shumë zhurmë në media dhe çifti i këngëtarëve denoncuan njëri-tjetrin në polici.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte