Lajme

Djali që preku zemrat e të gjithëve akuzohet së është 18 vjeç, reagon e ëma

Posted on

Të enjten e 20 shkurtit kudo në rrjet qarkulloi videoja prekëse e një djali 9 vjeçar, të quajtur Quaden Bayles, i cili si pasojë e bu llizmit, i lutej nënës së tij t’i jepte një litar për të vr arë veten. Vogëlushi, me formën më të zakonshme të nanizmit, tallej vazhdimisht nga shokët e shkollës dhe e ëma për t’i ndërgjegjësuar njerëzit për pasojat që sjell bu llizmi, publikoi videon në rrjete sociale.

Videoja u bë menjëherë virale dhe mijëra njerëz, duke përfshirë të famshëm, i ofruan mbështetjen e tyre. Atij i është mundësuar një udhëtim falas për në Disneyland, kurs falas në arte marciale, dhe për të janë mbledhur rreth 230 mijë dollarë.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha! Që prej ditës së djeshme rrjeti ka filluar të turbullohet nga lajme që e akuzojnë Quaden Bayles për mashtrues. Sipas tyre ai është 18 vjeç dhe gjithçka po e bën për para. Madje në rrjet po qarkullojnë foto të vogëlushit në ditëlindjen e tij të 18.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar dhe e ëma e djalit. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një video të reperes Cardy B teksa mbron Quaden-in, duke u shprehur se ai nuk është një mashtrues.

Po ashtu e ëma ka publikuar dhe mesazhe të njerëzve që shkruajnë “Unë e njoh Quaden që para se të ndodhte kjo, ai është vetëm 9 vjeç”, “E ëma e publikoi videon sepse ishte lodhur nga bu llizmi, ishte e shkatërruar, unë e kuptoj…ajo kurrë nuk kërkoi para, ata nuk thanë kurrë që ishin të varfër, nuk kërkuan asgjë, njerëzit që po i ndihmojnë po e bëjnë nga zemra.”

Përveç nënës, kanë reaguar dhe shumë njerëz të tjerë, të cilit në hashtagun #QuadenBayles kanë publikuar në rrjete sociale foto dhe video të djalit, që provojnë se ai është 9 vjeç dhe jo 18. Ky hashtag përmban më shumë se 17.000 poste për t’i bindur njerëzit se Quaden nuk është mashtrues dhe se thashethemet duhet të ndalojnë.

Burimi: “News.com.au”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte