Lajme
Do e linte Alketën vetëm, Sanremo merr vendimin për Georgina Rodriguezin
Këtë vit festivalin prestigjioz të Sanremos do e prezantojnë 10 femra të suksesshme, mes tyre Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Alketa Vejsiu etj. Pas Monica Belluccit e cila njoftoi se nuk do të jetë pjesë e festivalit, së fundmi u përfol se edhe partnerja e Ronaldos, Georgina ka hequr dorë. Georgina do të prezantonte krah Alketa Vejsiut në natën e tretë të festivalit.
Mediat italiane shkruanin se Georgina nuk ishte e kënaqur nga pagesa dhe kishte kërkuar nga drejtuesit 140 mijë euro. U tha se drejtuesit nuk kanë rënë dakort ta paguajnë Georginën më shumë se vajzat e tjera. Mirëpo gjërat mesa duket kanë ndryshuar.
Georgina është fotografuar së fundmi me teksa bënte prova së bashku me producentin, Amadeus gjë që tregon se do e shohim në skenën e festivalit së shpejti.