Lajme
Do i linte trashëgiminë, marrëdhënia e veçantë që kishte Kobi Brajant me të bijën
Legjenda e basketbollit, Kobi Brajant dhe vajza e tij 13-vjeçare Xhana Brajant, së bashku me 7 persona të tjerë u shuan tra gjikisht ditën e djeshme si pasojë e një aksi denti me helikopter. Xhana ishte vajza e dytë e Kobit dhe e vetmja që po ndiqte rrugën e të atit.
Kobi e thërriste vajzën me përkëdheli Xhixhi dhe e mësoi që të vogël ta dashuronte basketbollin duke e marrë në ndeshjet e Lakers. Legjenda postonte shpesh në Instagram video duke luajtur basketboll së bashku me vajzën.
Në një intervistë për “Jimmy Kimmel Live”, Kobi ka treguar se trashëgiminë do ia linte Xhixhit. “Kur dalim bashkë, fansat vijnë më thonë: Duhet të bësh një djalë që t’i kalosh trashëgiminë ndërsa unë i them që do ja kaloj Xhixhit”.
View this post on InstagramLegjenda Kobi Brajant dhe vajza e tij Xhana?? Ajo ëndërronte të bëhej basketbolliste si i ati
A post shared by Xing.al (@xing.al) on