Lajme
‘Do u japim rrogën 420 euro, vetëm hajdeni’, Edi Rama thirrje për vendet e punës bosh: Janë shumë
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje për afrimin e të gjithë atyre që duan të punojnë në sektorin e ndërtimit, Rama tha se paga e të gjithë atyre që do jenë në këto kantiere ndërtimi do jetë e imponuar nga shteti, rreth pagës mesatare në Shqipëri, pra 420 euro.
“Dua të jap një informim të rëndësishëm, kemi nisur të angazhojmë një grup për të angazhuar 300 nxënës të shkollave profesionale të viteve të 3 dhe të 4 të nisn trajnimet që të përfshihen në punën për rindërtimin e përmes kësaj pune të fitojnë një eksperiencë në kantier.
Në ditët në vijim ministri për rindërtimin do publikojë një thirrje të hapur për të gjithë ata që kanë njohuri në procesin e rindërtimit dhe që duan punë.
Sado absurde të duket është fakt që një nga sfidat më të mëdha të këtij procesi është nevoja e madhe për punë, për punonjës, ky proces do hapë shumë vende pune, ky proces kërkon punonjës të kualifikuar.
Nga njëra anë jemi të përgatitur për trajnime për ata që kanë nevojë e nga ana tjetër jemi të sfiduar nga fakti që ndërkohë ka shumë ankesa s’kemi punë, ka shumë vende pune,e do krijohen nga ky proces shumë të tjera dhe do ngelen bosh se ata që ankohen duan punë shteti.
Kemi nevojë për punë me krahë të kualifikuaar.
Qeveria do impionojë që kompanitë e ndërtimit të vendosin një pagë të barabartë me pagën mesatare që paguhet në Shqipëri, që është 420 euro, do negociojmë me kompanitë e do pranojmmë të ulemi vetëm në ato raste kur do jetë e arsyetuar ulja.
Asnjëherë s’do pranojmë të paguajnë pagën e sotme minimale. Paga për ata do jetë e imponuar nga qeveria mbi kompanitë e do jetë rreth pagës mesatare, natyrisht me të gjithë sigurimet e nevojshme”.