Lajme

“Dua të ndahem nga ty”, gruaja i lë një letër burrit dhe fshihet poshtë krevatit, e pabesueshme ajo që ndodh më pas

Posted on

Besnikëria në çift është një nga gjërat më të vështira për t’u ruajtur në një marrëdhënie.
Kjo pasi njerëzit dhe ndjenjat ndryshojnë me kohën, dhe të shumtë janë ata që frikësohen nëse partnari/partnerja do të qëndrojnë me ta gjithë jetën, pavarësisht gjithçkaje.

Çështja e besnikërisë vihet shpesh në dyshim, sidomos nga femrat, të cilat jo rrallë përpiqen të gjejnë edhe mënyra për të zbuluar nëse partneri i tyre është me të vërtet i sinqertë.
I tillë është edhe rasti i një gruaje, e cila vendosi të testonte besnikërinë e të shoqit.
Gruaja u bë kurioze se cili do të ishte reagimi i burrit të saj, nëse ajo do të largohej nga shtëpia.
Ajo shkrojti një letër ku shprehej se ndihej e lodhur prej tij dhe nuk donte më që të jetonte me të, duke e paralajmëruar se ishte larguar nga shtëpia.

Gruaja në fjalë e la letrën mbi tryezë në dhomën e gjumit dhe më pas u fsheh poshtë shtratit, duke pritur ardhjen e burrit të saj.
Burri erdhi në shtëpi disa çaste më vonë dhe gjejeni se çfarë bëri pasi lexoi letrën?
Ai nisi të këndonte dhe të gëzohej pa masë. Më pas, ai bëri një telefonatë, ku i drejtohej një personi me fjalët:

Ç’kemi dashuria ime! Gruaja më në fund e kuptoi se historia jonë mbaroi dhe ajo u largua nga shtëpia. Tani jemi të lirë të jemi së bashku. Unë kam qenë gabim .. vërtet gabova që u martova me të, uroj që të të kisha njohur më herët. Shihemi së shpejti ëmbëlsirë.”
Pasi kreu këtë telefonatë, ai doli nga dhoma dhe u largua.

Ky ishte pikërisht momenti kur gruas iu përmbys gjithçka para syve. Ajo shpërtheu në lo t, pasi nuk e priste që i shoqi të reagonte në këtë mënyrë.
Por i gjithë ky tr ishtim iu kthye në gëzim dhe lumturi, pasi kur doli nga shtrati, ajo gjeti një përgjigje që i shoqi kishte shkruar në pjesën e pasme të letrës së saj.

Ai shkruante:
Përshëndetje dashuri! Do të të jap disa këshilla. Herën tjetër që do të duash të provosh marrëdhënien tonë, kontrollo që këmbët tuaja të mos duken nga poshtë shtratit. Je e çmendur, por unë të dua shumë! … Unë shkova në dyqan për të blerë diçka.”
Historia interesante është publikuar në faqen “Truth Slaps” në Facebook.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte