Lajme
Duami vjen në shtëpi, Miriami, Albani dhe Ameli i bëjnë pritjen e ëmbël vogëlushit
Pak ditë më parë Miriami dhe Albani u bënë prindër për herë të dytë. Miriami solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë Duam, si titulli i këngës së tyre.
Ditën e dielë, Duam është mirëpritur në shtëpi me një atmosferë shumë të ngrohtë. Miriami ka treguar se ata e kanë pritur ardhjen e Duamit me një tortë të dekoruar me një bebe që fle dhe një qenush “Mirë se erdhe Duam”, shkruhet në të.
Miriami dhe Albani treguan se emri i vogëlushit është shumë i veçantë jo vetëm sepse është titulli i këngës së tyre, por edhe inicialet e emrave të tyre si prindër janë në mes të bashkimit të dy emrave të vogëlushëve DU-AM-ELI, si një shtyllë ku ata mund të mbështeten gjithmonë.