Lajme
Duhet të operohet jashtë vendit, kjo vogëlushe ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve
Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Familjarët e një vajze shumë të vogël kërkojnë ndihmë nga të gjithë shqiptarët, për bijën e tyre.
Në mesazhin që kanë nisur famijarërt në redaksinë e JOQ Albania shkruhet se e vogla ka lindur me sindromën Pierre Robin, e cila shkakton deformime të shumta.
E vogla ka nevojë për një operacion jashtë shtetit dhe familja e saj nuk e ka të mundur këtë gjë, pasi nuk ka të ardhura.
Mesazhi:
Vajza ka lindur me sindromën Pierre Robin. Nëna e saj dhe ajo janë akoma në spital.’’
Po ashtu është nisur edhe numri i llogarisë ku mund të jepni kontributin tuaj për vajzën e vogël. Ndaj kushdo shqiptar që mundet, ta ndihmojë këtë vogëlushe të vogël.