CoVid-19

Durrësi nën karantinë/ Në harkun kohor të 20 ditëve kanë ardhur në jetë 94 foshnje

Posted on

Prej disa ditësh edhe qyteti i Durrësit ashtu si e gjithë Shqipëria është në karantinë. Por një lajm i mirë vjen nga qyteti i Durrësit. Në këtë qytet brenda 20 ditësh kanë ardhur në jetë 94 fëmijë.

Ka qenë shefi i obstetrisë, Jak Çoku ai që ka treguar se në harkun kohor të 20 ditëve të fundit në maternitet e Durrësit kanë ardhur në jetë plot 94 foshnje, të cilat gëzojnë shëndet të plotë.

Prej këtyre ka treguar ai 43 lindje kanë qenë me operacion cezarian. Më tej ai ka treguar:

I gjithë stafi i maternitetit është në punë. Ne kemi vijuar punën normalisht dhe derisa të zgjasë emergjenca Covid-19 kemi pezulluar dhënien e lejeve të zakonshme, pasi jemi në situatë lufte. Personeli shëndetësor ka shtuar masat mbrojtëse. Njëkohësisht jemi maksimalisht të angazhuar për të mbrojtur nënat e reja dhe të porsalindurit. Sapo vijnë në maternitet, ne marrim prej secilës prej tyre një informacion të detajuar për të ditur me saktësi lëvizjet apo personat e kontaktit. Fatmirësisht gjatë gjithë kësaj periudhe gjithçka ka shkuar mirë. Si nënat ashtu dhe bebet gëzojnë shëndet të plotë.
Po ashtu ky mjek ka treguar se janë dezinfektuar të gjitha ambientet, ndërkohë që higjiena është maksimale në maternitet.

Gjithashtu ai u ka bërë apel të gjitha grave shtatzëna që të respektojnë izolimin në shtëpi dhe ka shtuar se ato duhet të lëvizin vetëm në rastet kur e kanë shumë të nevojshme.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte