Lajme
Dy muaj nga tërmeti, banorët e Sukthit harrohen nga qeveria dhe Bashkia Durrës
Banorët e Sukthit kanë dalë në protestë ditën e sotme, pasi akuzojnë qeverinë dhe Bashkinë Durrës se i ka harruar. Ata shprehen se banesat e tyre janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shteti nuk i ka ofruar një ndihmë përfundimtare.
Madje, edhe me bonuset e qirasë, banorët thonë se ka pasur vonesa.
Një banor thotë:
Gjatë 5 ditëve kanë ardhur inxhinierët grekë me sy të lirë, kanë parë pallatet, kanë vendosur shiritat dhe u kanë vendosur nga një kryq të verdhë. Që do të thotë që për momentin mos banoni se do vinë ekspertë me aparatura që do na thonë se çfarë do bëjmë me familjet dhe shtëpitë tona.
Banorët u ankuan për vonesa në verifikimin e dëmeve cka sipas tyre i ka lënë pa shtëpi e pa bonus qiraje.
Një tjetër tha:
Shkova në Bashkinë e Durrësit, nuk është akt konstatimi për të dhënë bonus qiraje. Dhe vlerësimi i dëmeve për t’i rehabilituar këto pallate.
Neglizhenca e pushtetit vendor, sipas banorëve i ka bërë të ngrenë dyshime për selektivizëm politik nga Bashkia e Durrësit.