Rozë
E bija feston 5 vjetorin, Elisa Spiropali i bën dedikimin më të ëmbël
Këtë të enjte vajza e ministres Elisa Spiropali, Nalta, feston ditëlindjen. Ajo mbush 5 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë e ëma i ka bërë dedikimin më të ëmbël.
Ministrja ka publikuar në rrjete sociale një foto dyshe, ku në njërën anë shihet ajo me të bijën e vogël në krahë dhe në anën tjetër një foto e Naltës në moshën që ka sot. “Kripa ime, prej pesë vitesh i jep shije gjithçkaje. Ta gëzosh Nalta e mamit, të dua sa s’thuhet ”, shkruan ajo krahas postimit.
Kujtojmë se Spiropali u bë nënë për herë të dytë në muajin janar, me një djalë të cilit i vendosi emrin Kren.