CoVid-19
E bija mjeke në Itali, politikani shqiptar: Pres të më thotë ‘Jam mirë babush’
Manjola, vajza e politikanit shqiptar, Namik Dokle, është në frontin e parë të luftës ndaj Koronavirusit në Itali. Me anë të një statusi në rrjete sociale Dokle shprehet se pret me padurim t’i dëgjojë zërin së bijës teksa i thotë që është mirë.
Për 14 orë pa pushim ajo po kujdeset për 36 të sëmurë në një nga spitalet e Bolonjës.
“TELEFONATA e MENGJESIT…
E pres me padurim, gati ne ankth. T’i degjoj zerin qe te me
thote, si cdo dite tjeter: “Jam mire, babushi, po luftojme!
Kujdesuni per njeri-tjetrin.” E pres edhe tani… Kane kaluar
14 ore pa pushuar qe ajo po kujdeset per 36 te semure, gjashte
prej te cileve ne terapi intensive, ne njerin nga spitalet e Bolonjes….
Dhe une pres…pres…pres…”, shkruan ai ne rrjete sociale.