Lajme

E braktisur nga fëmijët, e moshuara jeton e vetme në çadër, si paraqitet situata në fshatrat e Krujës

Posted on

Dy muaj pas tërmetit, shumë familje vijojnë ende të jetojnë në çadra në mes të ftohtit. Kështu ndodh edhe në fshatrat e Krujës, ku asnjë përmirësim nuk paraqitet.

Banorët jetojnë në kushte mjaft të vështirë, ku një ndër to është edhe Sabie Beka. Atë e kanë braktisur fëmijët dhe për pasojë jeton vetëm.

Edhe Xhemile Meta, një 70-vjeçare tregon torturat që ka kaluar pas tërmetit të 26 nëntorit. Me lot në sy, gruaja thotë se në çadër është ftohtë dhe për pasojë ajo jeton në një kasolle të improvizuar,
Kështu ndodh në fshatin Mazhe e Vogël të Krujës, e cila është harruar komplet nga qeveria.

Çadrat që u janë dhënë nuk i mbrojnë ata nga i ftohti i dimrit, e as nga shiu

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte