Lajme
E dashuruar me turkun, Genta Ismajli jep lajmin e bukur: Po vjen dasma dhe bebi
Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku e që prej vitesh ka sjellë hite, Genta Ismajli po jeton historinë e saj më të bukur të dashurisë me biznesmenin turk Hysen Usta. Çifti së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Prive”, ku kanë zbuluar si janë njohur dhe planet e së ardhmes.
Genta tregoi se ajo dhe Usta janë parë në një restorant dhe ishte dashuri me shikim të parë. Këngëtarja u shpreh se i pëlqen shumë fakti që partneri ia shpreh dashurinë publikisht dhe tregoi unazën me të cilën Usta i ka propozuar për martesë.
Gjatë intervistës, Genta dha edhe lajmin e bukur se mendon të bëhet nënë. “Definitivisht dua të bëhem nënë. Jam duke menduar të bëhem nënë, është ndër dëshirat e mia më të mëdha”, tha Genta.
Ndërsa Usta kishte mësuar pak shqip dhe ia shprehu dashurinë Gentës duke i thënë “Të dua shumë.
Aktualisht Genta po xhiron videoklipin e këngës së saj më të re ku do ta dëgjojmë të këndojë edhe turqisht.