Lajme

E dhimbshme/ I mbijetuari i tërmetit në Turqi: Gruaja dhe djali mu shuan para syve

Posted on

Të premten e 24 janarit një tërmet 6.8 ballë tronditi pjesën lindore të Turqisë. Numri i vik timave ka shkuar në mbi 30 dhe numërohen shumë të pla gosur. Hüseyin Civelek, i cili punon si punonjës civil në Shkollën e Mesme Teknike dhe Profesionale për Vajzat ‘’Sherdıka Avar Girls’’, është një ndër të mbijetuarit dhe deklarata e tij i ka prekur padyshim të gjithë.

Ai ka hum bur nga tërmeti gruan dhe djalin e vogël. “Sapo u nisëm për në korridor për të dalë kur shtëpia filloi të lëkundet edhe më shumë, muret ranë mbi ne. Ne ishim të ngujuar mes kolonave të shtëpisë, njëra prej të cilave më kishte go ditur në shpinë dhe këmbë. Nuk mund të ngrihesha, nuk mund të lëvizja. Të gjithë bër tisnin.

Muri ra mbi gruan time dhe ajo u sht yp atje dhe u shua para syve të mi. Fëmija im i madh dhe fëmija i vogël ishin ngujuar në mur. Djali im i vogël vd iq duke bërtitur. Unë nuk mund ta shpëtoja. Ekipet e AFAD më shpëtuan 1-2 orë më vonë me djalin tim të madh. Unë i thashë: ‘Më ndihmoni, më ndihmoni!’ Unë bërtita shumë, zëra të tjerë dëgjoheshin nën beton”, është shprehur ai.

I mbijetuari ka treguar se shtëpinë e kishin blerë në vitin 2011 dhe ende nuk i ka shlyer borxhet për të. Ai i kërkon ndihmë shtetit që të mos i lëri të vetëm.

Burimi: “Korrieri”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte