Lajme
E diplomuar për mbrojtjen e mjedisit, vajza: Kam frikë të sjell në jetë një fëmijë
Një e re e diplomuar në mbrojtjen e mjedisit, thotë se ajo është e frikësuar për të sjellë në jetë fëmijë në botë, për shkak të ndryshimit të klimës. Vajza nga Melbourne, Alice Trumble, një anëtare e audiencës në Q&A të ABC, tha se ajo filloi të përjetonte “ankthin e klimës” disa vjet më parë pasi mbaroi studimet e saj.
E reja është shprehur:
Kam studiuar shkencën e mjedisit dhe të klimës. Kam arritur në përfundimin se ishte e pasigurt, joetike ndoshta dhe thjesht një zgjedhje e keqe për mua për të sjellë në jetë fëmijë në këtë botë. Unë me të vërtetë do të doja një familje, por kam shumë frikë ta kem një të tillë”.
Trumble tha se ajo luftoi me ankthin e saj pasi dëshironte të krijonte një familje, por nuk ishte në gjendje ta justifikonte atë për shkak të shqetësimeve mjedisore. Megjithatë, problemeve dhe shqetësimeve serioze të vajzës i është përgjigjur një psikologe, e cila shprehet se gjithccka që ajo ka përjetuar është normale, pasi kur ke njohuri kaq të thella në këtë fushë, frika është normale të të kaplojë.