Lajme
E ëma feston ditëlindjen, Arbana i bën urimin më të bukur publikisht
Përpos një moderatore e suksesshme, Arbana Osmani është edhe shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe njerëzve më të dashur. Ajo na ka treguar shpeshherë se ka një marrëdhënie të veçantë me të ëmën të cilën e konsideron shoqe të ngushtë.
Sot e ëma e Arbanës feston ditëlindjen dhe moderatorja ka postuar disa foto ku e uron me fjalët më të ëmbla.
Arbana e quan të ëmën me përkëdheli Tuta dhe urimin e ka shoqëruar me disa foto nga momentet e tyre së bashku.