Lajme
E fundit! Lëkundje të lehta tërmeti në Ersekë
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Ersekës.
Sipas EMSC, lëkundjet janë regjistruar në orën 17:57 dhe kanë zgjatur pak sekonda.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 km në verilindje të Ersekës dhe 23 km në jug të Korçës.
Thellësia fokale e tërmetit ka qenë 1 km.
Lëkundjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe nuk kanë shkaktuar asnjë dëm.