Lajme
E gjithë shkolla duartroket 6-vjeçarin, i vogli kthehet në mësim pasi fitoi be.tejën me kancerin
Një video mbresëlënëse ështe duke u shpërndarë në rrjet. Në të dallohen brohoritjet e disa fëmijëve në një shkollë, teksa shoku i tyre i klasës, vetëm 6 vjeç, rikthehet në banka për të ndjekur me normalitet orët mësimore.
Vogëlushi nga Ohio sapo kishte përfunduar seancën e fundit të kemioterapisë. John Oliver Zippay, i njohur edhe si JO, prej tre vitesh lu.ftonte kundër leucemisë.
Ai arriti të përfundonte me sukses kemioterapinë vetëm dy ditë pas Krishtlindjeve që lammë pas. Këtë javë vogëlushi u kthye në shkollë.
Ai u duartrokit gjerësisht nga shokët e klasës dhe gjithë shkolla, teksa ecte në korridor, triumfator.
Sipas mësuesve, nxënësit e kanë pasur të vështirë të mësohen me mungesën e shokut të tyre. Kthimi i tij në shkollë, në shëndet të mirë, i ka lumturuar të gjithë.
Edhe pse kaloi rreth tre vite duke bërë kura e kemioterapi, vogëlushi nuk e la kurrë pas dore shkollën, ku shkonte sa herë që kishte mundësi.