CoVid-19
E infektuar me Koronavirus, 18-vjeçarja nga Lezha i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Dje në mbrëmje një vajzë 18-vjeçare nga Lezha e infektuar me Koronaviurs i është nënshtruar një operacioni.
Operacioni është kryer në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë dhe ka rezultuar i suksesshëm.
18-vjeçarja nga Lezha vuante nga apandesiti i gangrenizuar, ndaj dhe ka qenë e domosdoshme ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve.
Për fat të mirë pacientia ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore ndërsa tani duhet t’i nënshtrohet kurës për Koronavirusin.