Lajme
‘E kemi paralajmëruar Shqipërinë”, Ministri i Jashtëm turk tregon për kërcë nimin që na kanoset
Ministri i Jashtem i Turqise ka perseritur rrezikun qe ka vendi yne nga organizata FETO, nderkohe qe ka kerkuar bashkepunim me vendin tone per kthimin e gulenisteve.
Deklaraten ministri Mevlut Çavuşoğlu e ka bere sot gjate konferences se perbahsket per shtyp me ministrin e Jashtem ne detyre te vendit tone Gent Cakaj.
“Do të jemi më aktivë dhe presim mbështetjen e palës shqiptare, në bashkëpunim tepër të ngushtë me një vend vëlla si Shqipëria. FETO nuk është kë rcënim vetëm për Turqinë por edhe vendet ku ndodhet, duhet ta dinë mirë se FETO në disa vende është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet sekrete të disa vendeve. Ne i kemi shpjeguar vëllezërve tanë për rrezikun dhe kërc ënimin edhe në takimet qe kemi pasur me kryeministrin Rama dhe Gentin, se cfarë kër cënimi përfaqëson FETO për Shqipërinë”- tha ai duke shtuar se vizita e tij eshte pergatitore ne kuader te vizites se ardhsme qe do te beje presidenti Erdogan.
“Nuk kam shifra të sakta, por kemi kërkuar kthimin e anëtarëve të FETO-s. Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim të vijojmë më tej. Nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë portë sigurie për FETO-n”- ka thene me tej ai.