Lajme

E la i dashuri se ishte shumë e shëndoshë, Alida humbet 76 kg dhe bëhet super joshëse

Posted on

Një vajzë 27-vjeçare ka arritur që të humbasë 76 kilogramë, pasi i dashuri i saj i tha se është “shumë e shëndoshë”. Alida Dreyer ishte 145 kilogramë, pasi konsumonte ushqime me shumë yndyrë dhe sheqer për vite me radhë.

Në shkollë e tallnin, e si pasojë ajo ka menduar që edhe të kryente vetëvrasje. Në moshë 13-vjeçare ajo u diagnostikua me Sindromën Polikistike të Vezës (PCOS), e cila shkakton shtim në peshë.

Madje edhe i dashuri i saj prej 3-vitesh e la se ishte shumë e shëndoshë dhe nuk binte në peshë. Ndërkohë në moshën 23-vjeçare ajo kuptoi se nuk mund të kishte fëmijë nëse nuk binte nga pesha, e si pasojë vendosi që të bënte ndryshimin drastik.

Ajo tregon se kur lidhja e saj përfundoi, bota e saj u shemb, ndaj nisi të kujdesej për veten. 27-vjeçarja nga Australia tregon se nisi të donte më shumë veten, e si pasojë nisi edhe një dietë strikte.

Gjithashtu ajo realizoi edhe një operacion për të hequr kilogramët e tepërt, e tani duhet thënë se duket një njeri krejt tjetër.

***

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte