Lajme

E lodhur nga sul met pa arsye, flet Rezarta Shkurta: Dua të jem e urry er nga ju

Posted on

Rezarta Shkurta ka bërë një status në Instastory, duke përfshirë temat aktuale që kanë bërë dhe po bëjnë bujë të madhe në media. Ajo ka marrë si shembull Vera Grabockën, Elvana Gjatën, Ermal Mamaqin dhe Alketa Vejsiun….4 emra të suksesshëm që janë bërë kryefjalë mediash së fundmi.

Në shkrimin e saj, Rezarta shprehet se njerëzit priren të urr ejnë njeriun e suksesshëm dhe e ka nisur me Vera Grabockën: “Po e nis me Vera Grabockën. Është e dukshme se si njerëz askushi por edhe ato dikushi janë të gatshëm menjëherë në mënyrë të pamëshirshme t’i hidhen publikisht. Kush është Vera Grabocka dhe çfarë ka bërë për ta merituar këtë? E vetmja gjë që më del nga analiza, është se kjo zonjë vite më parë edhe po ashtu edhe sot, është mëse e suksesshme në profesionin e saj. Nëse ajo kap një projekt me dorë, suksesi është i garantuar”, shkruan Rezarta.

Më tej ajo ka vazhduar me Elvanën, për çështjen e Festivalit të Këngës.
“Vura re me Elvanën po të njëjtin histerizëm, nga të rinj e pleq, një histerizëm komentesh e shkrimesh negative, a thua se Elvana i kishte vjefhur ushqimin e fëmijëve, një urr ejtje publike që zgjati aq sa nuk ka zgjatur asnjë problem që ka hasur Shqipëria jonë e gjorë. Gjithashtu u mundova t’i bëja një analizë. Çfarë ka bërë Elvana për ta merituar? Elvana ka bërë aq hite muzikore në Shqipëri sa e do apo se do, nuk ka pasur shans pa ia ngritur zërin në makinë një nga këngëve të saj. Elvana është ajo vajza që nuk ka kaluar adoleshencën e saj në asnjë kafene në bllok por u rrit në studio duke punuar fort për ëndrrën e saj”, shkruan ajo mes të tjerash.

Rezarta ka përmendur në shkrimin e saj, Ermal Mamaqin, i cili është një ndër emrat më të komentuar në media për momentin. “Mjafton të hapësh komentet e rrjeteve sociale të Ermalit dhe do hasësh me komente bul lizmi, ur rejtje etj. Më trishtuan komente nga pseudo artistë që fatmirësisht s’ua kisha dëgjuar asnjëherë emrin të bënin komente nga më dashakeqe. Arritën të shkruanin dhe salla bosh, ku unë isha dëshmitare e një salle plot e përplot. Po çfarë ka bërë Ermali për ta merituar këtë urr ejtje? Ermali ka punuar fort dhe në saj të forcave të tij, ka arritur të ketë në CV e tij një biznes të suksesshëm, një emision që për aq sa e bëri ishte më i suksesshmi, dy filma të suksesshëm, ku me të mirat e të këqijat e vetmja gjë që i dha publikut ishte argëtim”.

Në fund ajo është ndalur te Alketa Vejsiu, e cila vetëm para pak ditësh prezantoi në natën e tretë të festivalit prestigjioz të Sanremos.
“Vërshoi lumi negativ edhe më e keqja këtë herë ishte femra për femrën. E marr nga fjalia e famshme që u kapën kukumjackat. “Nuk je femra e parë që ke prezantuar”, në fakt është! Sepse vërtetë ka pasur femra festivali, por gjithmonë kanë qenë shoqërueset e një mashkulli. Asnjëherë ky festival nuk i është besuar një femre të vetme nga fillimi deri në fund. Mbase e kam gabim, po a ka kaq rëndësi kjo sa për të zhytur një shqiptare, për të mos e uruar? Alketa është një vajzë që në moshën 14 vjeçare nuk e bëri radio të famshme por bëri Alketa radion. Një vajzë e palodhur që energjinë e saj nuk e harxhon për të bëre keq por të realizojë ëndrrat e saj!”

Si përfundim, Rezarta ka arritur në konkluzionin se njerëzit e suksesshëm janë dhe të urr yer andaj ajo bën thirrje: Lutem të jem e ur ryer gjithmonë e më shumë nga ju!

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte