CoVid-19
E moshuara nga Farka dhuron pensionin për të ndihmuar me ushqime 20 familje
Solidariteti tregohet në ditë të vështira dhe këtë gjë e di mirë një e moshuar nga Farka, e cila në jetën e saj ka kaluar shumë.
Hatixhe Daci, është një 83-vjeçare nga Farka, e cila ka vendosur që të dhurojë pensionin, për të ndihmuar të moshuarit në nevojë.
Djali i saj Nebiu tregon për ‘Abc’ se, nëna e tij pasi dëgjoi nga mediat se ka të moshuar në kushte të vështira ekonomike, vendosi që t’i ndihmojë sadopak me pensionin e saj modest.
Për më tepër shihni videon më poshtë: