Lajme
E para shqiptare, motra e Sonila Meços kandidon për postin e rëndësishëm në Gjermani
Rezarta Reimann, motra e moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meços, po kandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurnberg të Gjermanisë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja Meço, e cila si një motër krenare, ka lajmëruar se e motra është zyrtarisht në fushatë.
“Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë”, shkruan mes të tjerash moderatorja.