Lajme
E reja vje dh e qetë “Iphone-n” mbi banakun e parukerisë në “Astir”, pronarja: Më gënjeu, ta kthejë urgjentisht
Një rast vje dhje është regjistruar ditën e sotme në një nga parukeritë e zonës së “Astirit”, në Tiranë . Sipas disa pamjeve të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA një vajzë e re shihet teksa vjedh nga banaku një telefon.
Si fillim ajo shfaqet duke biseduar me recepsionisten e parukerisë, dhe në momentin, kur shikon që askush nuk e ka mendjen, “përlan” pa u kuptuar fare “Iphone-n” e lënë mbi banak.
Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë.
Qytetarja e cila ka denoncuar rastin, shprehet se vajza kishte lënë aty, në karikim, telefonin e saj dhe kishte ardhur për ta marrë. Mirëpo, kur mori telefonin e vetë, vodhi edhe atë që kishte përpara syve.
Pronarja e telefonit i bën thirrje vajzës ta dorëzojë atë sa më parë, përndryshe do të njoftojë policinë.
Qytetarja shkruan:
Iphoni qe eshte mbi recepsion eshte imi. I dham telefonin e saj qe e kishte ne karikim Dhe mori dhe ate. Dhe e ka fikur sapo ka dal jashte. Jemi ne astir. I bej thirrje ta ktheje urgjentisht ose do te njoftoj policine.”
E reja vjedh e qetë telefonin mbi banakun e parukerisë në “Astir”, pronarja: Më gënjeu, ta kthejë urgjentisht on Vidnews.