Lajme

“E respektoi mikun me vajzën e shtëpisë”, tropojanët paralajmërojnë protestë ndaj filmit të Mamaqit

Posted on

Filmi i ri i Ermal Mamaqit, i titulluar “I Love Tropoja”, ka marrë kritika të ashpra në rrjetet sociale nga shumë qytetarë tropojanë, të cilët janë ndier të of enduar.
Gjithçka duket se ka nisur nga skenari i këtij filmi, ku mendohet se gjatë një episodi, tropojanët praktikojnë një traditë të pazakontë.

Një faqe në rrjetet sociale, që mban emrin “Tan Tropoja”, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tropojës dhe Shqipërisë, që të protestojnë kundër shfaqjes së këtij filmi.
Sipas kësaj faqeje, në një nga episodet e filmit që ndodh në Tropojë, për ta nderuar mikun e tyre, i vendosin vajzat e shtëpisë për të fjetur me të.

Faqja në fjalë shkruan në statusin e saj se kjo është një fyerje ndaj çdo shqiptari dhe shqiptareje.

Në këtë faqe shkruhet:
Djem dhe vajza, burra dhe gra të Tropojës dhe gjithë Shqipërisë të protestojnë me ashpersinë më të madhe kunder çfaqjes së filmit “I LOVE TROPOJA” mbasi po mësojmë qe në skenarin e tijë ka një episod ku në Tropojë per të nderuar mikun e kan vu me fjet me femren e shtepisë…një fyrje per çdo Shqipëtarë dhe Shqipëtare….

Kujtojmë këtu që në këtë film luan edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili shfaqet me flokë të gjata dhe me një sy me lente.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte