Lajme
E shtrirë në shtrat, Kejsi ka një mesazh për Stresin
Ditën e sotme reperi i njohur Stresi publikoi këngën e tij të re. Kënga titullohet “Zemrën maje”, me tekst për dashurinë dhe është aluduar të jetë dedikim për Kejsin.
Bukuroshja e ka mbështetur Stresin në projektin e tij të ri, madje këngën e ka shpërndarë dhe në Instastory. Ajo ka publikuar një video të saj, e shtrirë në krevat, duke dëgjuar këngën. Me siguri me anë të videos Kejsi kërkon t’i japë Stresit një mesazh: që e ka dëgjuar këngën dhe që vazhdon ta dëgjojë e ta mbështesë!
Nuk dihet ende se c’po ndodh mes dyshes, nëse janë të ndarë apo janë bashkuar, por dicka është e sigurt: ato vazhdojnë të kenë shumë respekt për njëri-tjetrin.