Lajme
“E v uaj këtë situatë, vjehrra dhe kunata flasin k eq për mua”, e reja i shkruan psikologes
Jam e martuar. Jetoja me vjehrrën dhe kunatën. U bënë disa muaj që burri ka rënë në b urg. Dy shoj që do e dënojnë pasi ka bërë një kr im të rë ndë. Në dukje jemi familje për të na patur zili. Por një natë vonë, isha në ballkon duke nderë rrobat, kur dëgjoj vjehrrën e kunatën duke folur k eq për mua. Me kunatën jemi rritur bashkë, kemi qenë shoqe klase. Nuk reagova, por u mbylla në dhomë duke q arë. Të nesërmen shkova te b urgu dhe takova bashkëshortin. Ia thashë të gjitha. Më besoi. Më tha: Do i ndreq unë gjërat kur të dal. Unë ndërkohë e pyeta familjen e burrit nëse kishin ndonjë pakënaqësi për të më thënë. Ato m’u betuan se ishin të lumtura që më kishin. Unë u tregova sikur kisha parë ëndërr dhe donin të më ndanin. Ato ndryshuan fytyrat. Dukeshin hapur që gënj enin. Qeshën dhe thanë me të shtirur se kish qenë një ëndërr. Unë nuk jam ndarë me burrin, do e pres gjithë jetën time, por te familja ime nuk jetoj më me ta, sepse kështu donte burri im.
Jam kënaqur për ju që e doni burrin tuaj. Kur nuk e keni bashkëshortin në krah, situata për të mbajtur familjen bëhet e vështirë. Sa për marrëdhëniet me të afërmit tanë, me miqtë e me shokët, një gjë është e sigurt, që ne jetë do të ketë njerëz që na duan dhe ato që nuk na duan. Ne nuk mund të kontrollojmë ndjenjat dhe dëshirat e të tjerëve, ne mund të kontrollojmë sjelljet tona. Atë se çfarë zgjedhim ne t’u transmetojmë të tjerëve, pavarësisht nga sjelljet e tyre, tregon padyshim personin që ju jeni. Kjo është shumë e rëndësishme. Familja është një institucion shumë i rën dësishëm dhe shumë domethënës për të gjithë ne.
Në traditën tonë, ndarja e jetesës me familjen e partnerëve është mjaft e përhapur, por duhet t’ju them se në asnjë marrëdhënie gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë. Do të ketë edhe ditë të mira edhe ditë të vështira. Që marrëdhënia me familjen tuaj të funksionojë paqësisht, është më mirë që çdo familje të mund të ketë çatinë e saj. Edhe pse kunata juaj ka qenë mikesha juaj, nuk do të thotë që nuk mund të ketë pro bleme midis jush.
Bashkëjetesa për një kohë të gjatë, në të njëjtën çati i sjell këto ke qkuptime, zemërime, etj. Nëse do të keni mundësi, është e udhës që të keni një strehë tuajën për familjen tuaj, ku prisni me padurim dhe bashkëshortin tuaj. Është gjithashtu e rë ndësishme që ju të dy të jeni në një mëndje me ndryshimet e mundshme që mund të ndodhin në të ardhmen.