Lajme

E vlerësuar nga MAPL, Vushtrria me performancë më të mirë komunale

Posted on

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se Vushtrria është vlersuar nga MAPL me performancën më të mirë në vitin 2018, duke u radhitur në pozitën e 6 në mesin e gjitha komunave të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se Vushtrria ka përfituar edhe një grant për performancë të mirë nga MAPL.

Tutje, Tahiri ka shkruar se krahasuar me vitin 2017, kur Vushtrria radhitej në pozitën 12 me 65 pikë, në vitin 2018 Vushtrria ka 76 pikë dhe radhitet në vendin e 6.

Postimi i plotë:

Vushtrria me performancë më të mirë komunale për vitin 2018 sipas vlerësimit të MAPL, duke u radhitur në pozitën #6 në mesin e të gjitha Komunave të Kosovës dhe kështu përfiton edhe një grant për performancë të mirë nga MAPL. Krahasuar me vitin 2017, kur Vushtrria radhitej në pozitën #12 me 65 pikë, në vitin 2018 Vushtrria ka 76 pikë dhe radhitet në vendin e #6. I jam mirënjohës të gjithë stafit të Komunës si dhe koordinatorëve për angazhimin dhe për rezultatet e arritura. #qytetiqeduam

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte