Ushqime
Edhe kripa edhe vaji i ullrit gjenden në kuzhinën e gjithsecilit prej jush : Kjo është kura e cila ka lënë të gjitha gratë pa fjalë
Vaji i ullirit është një eliksir shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.
Përveç përdorimit në kuzhinë për pasurimin e gatimeve të ndryshme apo vlerave të jashtëzakonshme për organizmin, vaji i ullirit është një aleat i lëkurës dhe paraqitjes së jashtme të njeriut.
Gratë e zonës së Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit për të pastruar dhe ushqyer lëkurën e tyre prej mijëra vitesh.
Një nga perëndeshat e bukurisë që e përdor vajin e ullirit për lëkurën e fytyrës çdo ditë është Sofia Loren.
Në këtë artikull të AgroWeb do të mësoni më shumë për mënyrat se si mund të shfrytëzoni mirësinë e vajit të ullirit për shëndetin e lëkurës.
Vaji i Ullirit me Kripë për Pastrimin e Lëkurës Vaji i ullirit e zbut dhe ushqen lëkurën në mënyrë natyrale. Ai është veçanërisht i rekomandueshëm për lëkurat e thata.
Për një solucion pastrues të mirë përzieni gjysmë filxhani çaji me vaj ulliri me një lugë gjelle me kripë deti të bluar imët. Këtë solucion mund ta përdorni jo vetëm në fytyrë por në të gjithë trupin.
Për një aplikim më ushqyes, përzieni një çerek filxhani me sheqer, një lugë gjelle me lëng aloe vera dhe vaj ulliri. Përziejini mirë dhe pastën vendoseni në lëkurë, fërkojeni mirë dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Maskë Me Vaj Ulliri
Një nga maskat më të mira për fytyrën është ajo me mjaltë, vezë dhe vaj ulliri ekstra të vir. gjër. Përzieni një lugë çaji me vaj ulliri me një lugë çaji me mjaltë dhe të verdhën e një veze.
Maskën vendoseni në fytyrë dhe në qafë. Mbajeni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Ushqyerje Për Lëkurën
Vaji i ullirit mund të përdoret edhe për të ushqyer lëkurën e thatë. Mjafton të lyeni lëkurën me pak vaj të tretur në pak ujë dhe vendoseni në fytyrë.
Vaji i ullirit është shumë i pasur me antioksidantë dhe do të stimulojë prodhimin e kolagjenit.
Krem Nate Me Vaj Ulliri
Përzieni gjysmë filxhani me vaj ulliri me të njëjtën sasi uji dhe uthulle molle.
Kremin mbajeni gjithë natën.
Ky krem do ta zbusë lëkurën, do i japë asaj shkëlqim dhe do të zgjidhë prob. lemet me njollat.
Vaji i Ullirit si Tonik
Vaji i ullirit ka përmbajtje të lartë të vitaminës E. Aplikimi i tij në lëkurë konsiderohet si një nga tonikët më efikasë kundër plakjes.
Aktorja e famshme Sofia Loren konsumon dy lugë gjelle me vaj ekstra të vir. gjër ulliri në ditë. Sipas saj, vaji i ullirit është një nga sekretet e paraqitjes fantastike të saj.