CoVid-19
Ekskluzive/ Flet vajza e pompistit që qeveria e çoi infermier në Itali: Ka mbaruar shkollën për mjekësi!
Ditën e sotme u shkrua në media se njëri nga personat që u dërgua në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit nuk ishte mjek në profesion por pompist në një karburant në Vlorë.
Bëhet fjalë për Qazim Ismailin, për të cilin u deklarua se nuk ka eksperiencë në mjekësi dhe deri para pak ditësh vijonte të punonte si pompist.
Lajmi është përgënjeshtruar nga vajza e tij e cila ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania duke bashkëngjitur edhe materialin që vërteton se Qazim Ismaili është mjek në profesion, dhe gëzon disa tituj.