Lajme
Elvana përfaqëson San Marinon në ‘Eurovision’? Del në dritë e vërteta
Ditën e sotme u përfol se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, ishte përzgjedhur nga shteti i San Marinos për t’i përfaqësuar në Eurovision. Mirëpo së fundmi është bërë e ditur që keto lajme nuk janë të vërteta.
Burime të afërta me Elvanën kanë treguar për ‘Anabel.al’ se Elvana nuk ka marrë një ftesë. Për më tepër këngëtarja është suprizuar po aq sa ndjekësit e saj për këtë lajm.
Fansat e këngëtares duan me patjetër që ajo të jetë pjesë e Eurovisionit dhe pikërisht kjo është arsyeja e lajmeve të tilla. Kujtojmë se kur Elvana nuk fitoi, nënshkruajtën peticion që çmimi t’i dorëzohej asaj.