Lajme
Elvis Naçi jep lajmin e madh: Shpëtohet jeta e ELIOS, operacioni i vogëlushit 9-vjeçar del me sukses
Një lajm i madh në këto ditë të vështira nga Elvis Naçi.
Vogëlushi nga Kukësi, vetëm 9-vjeç ia ka dalë me sukses në operacionin e vështirë për të cilin kontribuan mbarë shqiptarët.
“LAJM I MADH. LAJM MADHËSHTOR! SHPERNDAJE!
Me leje të Zotit u shpëtua një Jetë!
Elio sapo ka dalë nga operacioni dhe mjekët thone që cdo gje ka shkuar mirë. Babai i Elios na jep lajmin e madh, na gëon pa fund edhe pse në nje situatë jo normale ne gëzohemi se bashkë shpetuam një jetë.
Shqiptarët dhuruan për operacionin e Elios 100.000 euro dhe sonte marrim lajmin e madh, lajmin dhe përgjigjen e lutjeve te mijera shqiptareve. Zoti ju shperblefte nuk kam fjalë, vertete kam emocione kur po i shkruaj keto rreshta, ju falenderoj me respekt të vecante, bashke kemi bërë dhe do të bëjmë vepra te medha, Zoti i gjithesise ju ruajt, ju begatoftë, ju dhënte shëndet, largoftë nga ju cdo semundje, cdo brengë, cdo hall… Amin! Amin! Amin!”, shkruan Elvis Naçi teksa ndan edhe këto foto.
Elio Rexhmati ishte diagnostikuar me “Limfom Malinje B-NHL” dhe iu nënshtrua një transplanti të palcës kurrizore.