Lajme

Ëmbëlsirë me qumësht dhe mollë

Posted on

Ëmbëlsirë me qumësht dhe mollë është një tortë ideale për mëngjes, e cila qëndron e butë dhe aromatike. Përgatitja e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, vetëm ndiqni këto hapa dhe përdorni mollë biologjike.
Ëmbëlsirë me qumësht dhe mollë

Përbërësit

300 gr miell.
3 kokrra mollë.
250 gr sheqer.
3 kokrra vezë.
70 gr gjalpë.
200 ml qumësht.
16 gr fryrës për ëmbëlsira.
1 kokërr limon.

Përgatitja
Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë me qumësht dhe mollë, fillojmë duke larë mollët pasi do ti përdorim pa qëruar dhe i presim në feta. Disa pjesë të mollës i presim në kubik të vegjël.
Vendosim fetat e mollës në një enë duke i hedhur sheqer sipër dhe shtrydhur lëngun e 1 limoni.

Në një enë hedhim të verdhat e vezëve se bashku me sheqerin. I rrahim derisa të arrijmë një masë të bardhë dhe me shkumë. Ndërsa të bardhat e vezëve i rrahim në një enë tjetër dhe e ruajmë masën në frigorifer.

Tek të verdhat e vezëve shtojmë miellin e situr më parë, gjalpin e shkrirë por të ftohtë edhe qumështin. I trazojmë më kujdes që të mos bjeri masa e brumit. Shtojmë në brendësi kubik molle dhe e trazojmë masën për ëmbëlsirë me qumësht. Shtojmë edhe fryrësin për ëmbëlsira se bashku me të bardhat e vezëve të rrahura më parë. Trazojmë mirë më kujdes të gjithë masën nga poshtë lartë.

Hedhim masën e përgatitur në një enë të lyer me pak gjalpë dhe miell. Diametri enës është i mjaftueshëm tek 24 cm. Sipër vendosim pjesët e tjera të mollës duke i renditur sipas dëshirës.

Ëmbëlsirë me qumësht dhe mollë e pjekim në temperaturën 180 °C për të paktën 40 minuta. Përpara se ta heqim duhet të bëjmë provën me shkop nëse është pjekur. Receta te tjera me molle: Petulla me molle, ëmbëlsirë me mollë, kek me molle.

Ju bëftë mirë!

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte