Lajme
Ëmbëlsirë Pasta Biskotë e mbushur me Ajkë Qumështi
Është një ëmbëlsirë shumë e thjeshtë e shpejtë dhe e freskët. Pasta biskote mund të përdoret dhe për ëmbëlsira të tjera.
Pasta biskotë e mbushur me krem pana
Përbërësit
Për pasta biskotë
4 kokrra vezë
60 gram miell
60 gram sheqer
40 ml vaj lule dielli
50 ml ujë
2 lugë kafeje maja pluhur për ëmbëlsira
Për mbushjen
300 ml pana për ëmbëlsira ajkë qumështi
150 gram qumësht panda qumësht i kondensuar
sheqer pluhur për zbukurim
Përgatitja
Përgatitja e pastës biskotë
Si fillim për të përgatitur këtë ëmbëlsirë, ndajmë të verdhat e vezës nga të bardhat.
Rr.ahim të bardhat deri sa të mos derdhet nga ena. Shtojmë sheqerin e vazhdojmë rra.hjen.
Marrin të verdhat e vezës e i rr.ahim në një enë tjetër. Shtojmë vajin e lule diellit, ujin, miellin e vazhdojmë rra.hjen.
Tek ena ku janë të verdhat e vezës me përbërësit e tjerë shtojmë të bardhat pak e nga pak. I trazojmë me lugë druri që vëllimi të mos bjerë.
Marrim masën dhe e shtrojmë në një tavë katrore ose drejtkëndëshi ku kemi vendosur më parë një letër furre. Letra e furrës na ndihmon që të mos ngjitet masa në tavë.
E pjekim ne furre të ngrohur fillimisht. Masa duhet të piqet për 12-13 minuta në 180 gradë furre me ventilator ose 190 grade në furrë statik për të njëjtën kohë.
Ndërkohë që masa piqet përgatisim mbushjen
Rr.ahim në një enë panën (ajkën e qumështit) deri sa të dendësohet, do duhen rreth 3-4 minuta në shpejtësi maksimale të rr.ahëses elektrike. Shtojmë brenda qumështin e kondensuar e vazhdojmë rr.ahjen.
Kur masa në furre është gati e lemë të ftohet.
Do duhet rreth 15 minuta për ftohjen. Pasi është ftohur marrim kremin për mbushje, dhe e hapim në mënyre të njëtrajtshme mbi sipërfaqen e pasta biskote.
E mbështjellim në formë role dhe e lemë për të paktën 1 orë në frigorifer që ëmbëlsira të pushojë.
Pasi ka pushuar, pasta biskotë është e mbushur me krem pana gati. Sipër e spërkasim me sheqer pluhur.