Rozë
Emocionuese: Pas 2 javëve e izoluar, Aurela Gaçe takon të bijat
Pasi u kthye nga turneu muzikor në SHBA, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe u vetëizolua. Aurela qëndroi për 2 javë larg njerëzve të saj të dashur dhe mungesën më të madhe e ndjenë bashkëshorti e dy vajzat e saj. Sot Aurela më në fund është bashkuar me familjen dhe ka postuar një foto nga momenti i bashkimit me dy vajzat, Grace dhe Abigail.
“Më në fund, bashkë. Mbas 14 diteve, vetë-izolim (per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin). Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja. Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim perdite njeri-tjetrin, por fatmiresisht, te gjithe ne jemi mire e ju bashkuam me ne fund familjeve tona. Vete-izolimi ishte detyre pindërore. Por edhe per ata prindër qe na kanë dhene jeten. Tani, do te vazhdojme te qendrojme mbyllur, por se bashku.
Dua te falenderoj secilin nga ndjekesit qe më kane derguar mesazhe, qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim, e duke me dhene kurajo. Ishte shume prekese per mua, pasi kisha edhe shume presion psikologjik, duke pritur cdo dite per ndonje simptome. E vleresoj shume kujdesin dhe dashurine tuaj. Se bashku, shpresoj t’ja dalim, te gjithe”, shkruan Aurela.