Lajme

Ende në çadër pas tërmetit, banorët: Nuk na kanë trajtuar njësoj të gjithëve

Posted on

Shumë familje në shumë fshatra të Shqipërisë po jetojnë ende në çadra. Disa prej tyre në fshatin Mazhë ankohen duke thënë se nuk janë trajtuar të gjithë banorët në mënyrë të barabartë.

Familja Rrushi është një ndër ta që jeton në çadër, ku janë plot 6 anëtarë. Sa i takon kontejnerëve, ai thotë se të gjithë ata që hyjnë brenda, i kanë marrë me miq e shokë. Ndërkohë, kryefamiljari ka një kërkesë të fortë.

Kryefamiljari tha:
Çfarë bje siper ne e presim poshtë .Na kanë ndihmuar me ushqime, por na kanë sjellë një çadër dimërore. Jemi 6 pjestarë të familjes. Kemi aplikuar, por nuk dimë gjë se çfarë do të bëhet. Na kanë thënë OK, por presim. Shkojmë interesohemi nuk na jep asnjeri asnjë përgjigje, por mirë është të mos kalojë me mik me shokë, se unë nuk njoh njeri. Ka 37 vjet që është ndërtuar kjo shtëpi. Më keq nuk ka, kontenierët vijnë me miq e me shokë, asgjë nuk na kanë sjellë. Kërkojmë përgjigje. Komuna kërkoj të jetë transparente kaq kërkoj

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte