Lajme

Eneda u vu në siklet te ‘Kënga Magjike’, flet Fifi: Më erdhi keq

Posted on

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, u shpall fituese e edicionit 21 të ‘Këngës Magjike’. Mirëpo në momentin kur ajo zgjati duart drejt trofeut, i gjithë publiku nisi të brohoriste emrin e Fifit, për të cilën ishte fitorja. Ky u pa si një gjest shumë i shëmtuar kundrejt Enedës, e cila dha më të mirën në festival.

Së fundmi e ftuar në emisionin ‘3shat’, ishte Fifi e cila ka treguar se nuk ka asnjë hatërmbetje me Enedën dhe i ka dhënë pikët maksimale. Po ashtu këngëtarja është shprehur se i ka ardhur keq për situatën me të cilën u përball Eneda në finale.

“Një kupë mu ka thy prej tërmetit. Nëse e kam ndjerë një konkurrent në ‘Kënga Magjike’ ka qenë Eneda Tarifa. Dolën fjalë që i kisha paguar fansat në skenë. Pasha allaun të kisha pare t’i paguaja, nuk i kisha lënë, po s’i kam aq pare sa t’i paguaj njerëzit. U ndjeva e bekuar (nga fansat) por më ka ardhur keq për pozicionin që ka qenë Eneda. Ajo e mori me sportivitet”, është shprehur Fifi.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte