Lajme
Epike! Majlinda Bregu i zë karrigen kryeministrit Rama: Nuk e kam zakon (VIDEO)
Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD Majlinda Bregu është distancuar përfundimisht nga partia Demokratike.
“Mendjet e bukura frymëzojnë të tjerët”, ishte ky forumi që u mbajt sot në Tiranë nga “World Economic Forum” në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
Pjesëmarrës të tij ishin kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe ish-ministrja Majlinda Bregu.
Por gjatë diskutimit, kur Rama ishte larguar, Majlinda Bregu mori fjalën dhe për fat të keq nuk punonte mikrofoni i saj.
Në këtë moment ajo kërkoi të ulet në karrigen e kryeministrit Rama, duke thënë një batutë mjaft pikante që nuk i shpëtoi vëmendjes së të pranishmëve, shkruan iconstyle.
“Mund të ulem në karrigen e kryeministrit? Zakonisht nuk më pëlqen e s’e kam zakon të marr karrigen e të tjerëve kur ajo është bosh.
Mua më pëlqen të konkurroj për karrigen, por është në rregull. Kjo punon”, ka thënë Bregu, duke shkaktuar të qeshura.