Lajme
Erdhi në jetë në datën 02/02/2020 dhe në orën 20:02, vogëlushja e porsalindur hyn në histori
Pa dyshim që ardhja në jetë e çdo fëmije është e veçantë, por një foshnjë e porsalindur ka hyrë në histori.
Charlee Rose Masters lindi në datën 2 shkurt 2020, në orën 20:02, në Spitalin St Joseph East, në Lexington, Kentucky të SHBA-së.
Lindja e Charlee ndodhi në një ditë jashtëzakonisht të rrallë, në të cilën data dhe ora e ditëlindjes së saj nuk ndryshon nëse lexohet nga e majta apo nga e djathta. Një rastësi e tillë nuk ndodhte që prej 11 nëntorit të vitit 1111.
Data ishte gjëja e fundit që nëna e re po mendonte, dhe ajo nuk e kishte idenë se vogëlushja e saj kishte ardhur në jetë në kohën e duhur, në një ditë të rrallë.
Ajo e kupptoi këtë disa ditë pas lindjes. Nëna e quajtur Laken tha se e kishte pritur lindjen të hënën ose të martën, por kontraktimet e saj filluna të shtunën pasdite, duke e shqetësuar.
Ajo tha që mamaja e saj, Dee Dee Calvert, ishte e para që vuri re që fëmija erdhi në jetë në orën 20:02.
Nëna e re tha:
Nuk e di bisedën që po ndodhte në dhomë. Unë thjesht mbaj mend nënën time, Dee Dee, duke fotografuar orën në momentin e lindjes.”
Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania