Lajme
Familjet në Durrës kthehen në shtëpitë e dë mtuara nga tërmeti, shteti nuk i jep asnjë përgjigje
Kanë kaluar më shumë se 1 muaj e gjysëm nga tërmeti tragik i 26 Nëntorit dhe ende shumë familje janë lënë në harresë nga shteti. Disa nga ato janë familjet të cilat jetojnë në lagjen 13 në zonën e plazhit, të cilët po i rikthehen banesave tyre, pas tër metit që shkaktoi dëme të konsiderueshme në qytetin e Durrësit.
Banorët rrëfejnë se janë endur nëpër dyert e hoteleve, nëpër të afërmit e tyre, por tashmë janë detyruar të rikthehen në banesat që akoma nuk e dinë nëse janë të banueshme apo jo, pasi nuk kanë marrë asnjë akt ekspertimi.
Disa banorë vazhdojnë të qëndrojnë në hotele duke paguar me xhepin e tyre, ndërsa thonë për faxnews se emri nuk iu ka dalë në listën e Bashkisë për të përfituar bonon e qerasë.
Një qytetar shprehet:
Pas tër metit këtu s’ka ardhur asnjë njeri që ti shikojë, shtëpia ka qenë në emrin e babit, dhe unë tani qendroj me lekët e mi ate hoteli, dhe unë skam ku të iki më kur të më mbarojnë lekët. Kam ndejtur një muaj në makinë dhe nuk më ka ardhur asnjë njeri për ta parë shtëpunë’’
Kjo zonë në Durrës mbetet një ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit.
Nga ana tjetër ka banorë që ende janë në kërkim të një përgjigje zyrtare për gjendjen në të cilat ndodhen shtëpitë e tyre. Tani më banorët janë lodhur nga shteti nga Bashkia, por dhe nga mediat pasi nuk kanë marrë akoma nje pergjigjje.
Familjet në Durrës kthehen në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, shteti nuk i jep asnjë përgjigje on Vidnews.